Ky Fshat nuk është në ZVICËR, por në Kosovë, e bukur dhe e rrallë! (Video)


Fshati Studençan ka marrë një pamje tjetër.

Aty është finalizuar projekti i shtëtitores me një pamje mjaft të bukur e edhe të rrallë në Kosovë.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një video ku shihet e gjithë shëtitorja, një e tillë mjaftë e nevojshme për rekreacion të qytetarëve.

E pajisur me ndriçim, shporta bërllogu e ulëse për pushim – ishte kjo shëtitorja që përuroi sot Muharremaj.

“Urime ishalla e shfrytëzojmë për të mirë, kjo është bërë më shumë për të rinjë po pse jo edhe për krejt gjeneratat. Dëshira është me pas për çdo fshat por shkojmë shkallë-shkallë, po besoj që kemi arrit me be parqe, lojëra për fëmijë e shëtitore.

Deri tash krejt çka kemi bërë i kemi bërë bashkë me ju”, tha ai.