LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet moti në Shqipëri, vjen njoftimi urgjent…


Moti i keq në vendin tonë ka bërë që të mbyllen lundrimet për dy ditë, nga Durrësi drejt Barit në Itali. Në një njoftim në Facebook Autoriteti Portual njofton se lundrimet e planifikuara mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit(Itali) janë anuluar, si pasojë e kushteve të motit që priten të përkeqësohen në orët në vijim.

Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit. Për të gjitha biletat e rezevuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen (sapo të rinisin lundrimet) ose rimburësimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve.