Lajm i ri i rëndësishëm për Mërgimtarët që kalojnë tranzit nëpër Slloveni…


Sipas vendimit të qeverisë sllovene, prej sot nuk është e mundur të hyhet në atë vend me test PCR negativ në institucionet e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, ose zonën shengen, bëhet e ditur në ueb faqen e ambasadës së Sllovenisë në Beograd, transmeton MIA. Për hyrje në Slloveni nuk vlejnë më testet PCR nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Siç theksohet, duke filluar nga 25 dhjetori, hyrje në Slloveni pa karantinë i mundur është vetëm me test PCR negativ nga BE, ose zonës shengen jo më të vjetër se 24 orë. Me vendimin parashihet që hyrje në Slloveni nga vendet në listën e kuqe, pa karantinë ose nënshtrim të testit negativ PCR është i lejuar vetëm në shtatë raste përjashtimi.

Ato janë personat që janë të punësuar në njërin nga vendet anëtare të BE-së ose vend tjetër nga zona shengen për të cilën kanë dëshmi, ose deklaratë të shkruar me të cilën tregohet arsyeja e kalimit të kufirit si punëtor- emigrant ditor… Dhe kthehen në afat prej 14 ditësh pas kalimit të kufirit ata të cilët kryejnë transport ndërkombëtar si dhe persona të cilët transportojnë mall më Slloveni ose nga Sllovenia në trafik komercial ose trafik ngarkues në transit dhe e braktisin Slloveninë në afat prej tetë orësh pas kalimit të kufirit.

Poashtu, përjashtohen personat që udhëtojnë transit nëpër Slloveni dhe e lëshojnë atë jo më vonë se gjashtë orë pas hyrjes, përfaqësues të organeve të huaja të sigurisë që kryejnë detyrë zyrtare Dhe e braktisin Slloveninë sa më shpejtë gjatë kryerjes së detyrës, persona që janë sjellë në Slloveni me Ndihmë të shpejtë dhe shoqërim mjekësor në atë automjet si dhe persona me pasaporta diplomatike.