LAJMI I FUNDIT/ Ja Gjendja e re në këtë KUFI…


Pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë automjetesh në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.

Radhët e gjata të mjeteve janë në drejtim të Republikes se Kosovës por edhe anasjelltas.

Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë kosovarë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme të Europës përmes Shqipërisë.

Policitë Kufitare e Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe me procedurë të pershpejtuar.