LAJMI I FUNDIT/ Ky është Vendimi më i ri nga Sllovenia, Ja çfarë duhet të dini…


Qeveria e Sllovenisë mori vendim për ndalesë të lëvizjes midis komunave në rajonin në perëndim të vendit dhe pas Krishtlindjeve.

Leja e mëparshme e lëvizjes në atë pjesë të Sllovenisë ishte në fuqi për shkak të miratimit të përkohshëm për funksionimin e disa dyqaneve dhe aktiviteteve të shërbimit, por ajo do të hiqet nga sot deri më 4 janar.

Qeveria sllovene paraprakisht publikoi se lëvizja në Slloveni do të lejohet prej sot në mesditë deri në orën 20 më 25 dhjetor, në Krishtlindje, njoftoi STA.

Nëse gjenda epidemiologjike nuk përkeqësohet, masa të ngjashme do të vlejnë edhe për Vitin e Ri, por ora policore nga ora 21 deri në orën 6 me siguri do të mbetet në fuqi.