LAJMI I FUNDIT NGA KUFIRI, Ja detajet më të reja për Mërgimtarët…


Kolona të gjata të mërgimtarëve të cilēt ia kanë mësyrë Vendlindjes kanë shkaktuar tollovi nëpër kufij të Evropës…
“Vendlindja është bërë e paarritshme përmes rrugëss tokelësore”, thonë bashkëkombas të cilët mbrëmë kanë marrë rrugë drejt vendlindjes, shkruan tutje Albinfo.ch.

“Mendojeni mirë, para se te niseni kete vikend per Vendlindje: Ju presin kolona te gjata ne çdo pike kufitare; e ato shkojne deri ne 10 km. Kurse pritjet 3, 5 e me teper ore.

Pritjet ne kufirin Gjermani-Austri shkonin mbi dy ore. Austri-Slloveni, ne tunelin Karawanka, 10 km kolone, pritjet me teper se 3 ore. Slloveni-Kroaci kolone e gjate dhe thuajse nuk levizte fare”, shkruan Bekim Dalipi i cili ishte nisur nga Zvicra drejt Vendlindjes.

Po i degjoj njerezit te thone: Nese vazhdon keshtu, do te kthehem te mbrapa, rrëfen ai.

Pjesa dermuese e veturave ne kolone, jane me tabela te Zvicres, pra pa dyshim nje numer i larte i tyre shqiptare.

Madje, udhëtarët deklarohen se oficerët kufitarë qëllimshëm po shkaktounë kolona të tilla.

“Pas pritjeve te gjata ne kufirin Slloveni-Kroaci, leshuam autostraden me shpresen se pika kufitare jashte autostrades, ne Bregana, s’do te kishte ngarkese dhe do te kalonim me shpejt.

Por u gabuam se aty pritem edhe tri ore dhe ne fund policia kufitare sllovene na kthen te mbrapa me arsyetimin se ne kete pike kufitare mund te kalojne vetem shtetas te BE-se. Ju te tjeret (nje shtetas zviceran dhe dy kosovare) ne autostrade- na drejtohet polici slloven”, deklarojnë udhëtarët

“Ne e lame krejt, po kthehemi prape ne Zvicer, se kur sllovenet te poshtersojne keshtu si shtetas i Kosoves, çfare pret tek sllavet tjere, e sidomos tek serbet!?”, shkruan Bekim Dalipi në rrjetin e tij social.