Lamtumirë LDK, Vjosa me parti të re


Divergjencat në mes të disa nga figurat kryesore në LDK tanimë nuk janë të panjohura. Në njërën anë Vjosa Osmani me disa deputetë të tjerë të LDK-së, dhe në anën tjetër Isa Mustafa, Agim Veliu më pjesën tjetër.
Tani më s’ka asnjë dyshim: Vjosa Osmani s’do të kandidoj nën logon e LDK në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen ato.

Së paku kështu ka deklaruar së fundi ud. presidente e vendit dhe kryetarja e kuvendit.

Divergjencat në mes të disa nga figurat kryesore në LDK tanimë nuk janë të panjohura. Në njërën anë Vjosa Osmani me disa deputetë të tjerë të LDK-së, dhe në anën tjetër Isa Mustafa, Agim Veliu më pjesën tjetër.

Këto dallime mes tyre u shfaqën qysh moti, mirëpo në pah kanë dalë nga shkarkimi i Agim Veliut, që pasojë me dërgimin e mocionit në Kuvend nga ana e LDK-së.

Po në këtë mbledhje të LDK-së, Vjosa Osmani u shpreh kundër këtij mocioni. Këtë e deklaroi zonja Osmani e cila konfirmojë se “Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, megjithatë mocioni u dërgua me shumicë votave brenda strukturave vendimmarrëse të LDK-së.

Pas këtij vendimi të LDK, Vjosa Osmani u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër mocionit, duke ngjallur kështu reagimet e ashpra nda krerët kryesor të LDK-së.

Ishte fillimisht Isa Mustafa, i cili nëpërmjet një shkrese iu është drejtuar strukturave të LDK-së, por gjithashtu edhe një mesazh drejtuar Vetëvendosjes.

Përveç tjerave z. Mustafa i ka dërguar mesazhe edhe nënkryetares së partisë dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani duke thënë se nuk është e natyrshme që dikush që është pjesë e LDK-së të jetë kundër vendimeve të LDK-së.

Më i ashpër në qëndrimet ndaj zonjës Osmani ka qenë ish-ministri i MPB-së, Agim Veliu i cila ka thënë se Vjosa Osmani dhe deputetët e tjerë që dolën kundër votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nuk kanë vend në LDK. Një formë e tillë kërcënimi ndaj dikujt që mendon ndryshe nuk është formë demokratike, aq më tepër në një parti më traditë në tolerancë.

Sulmet ndaj Vjosa Osmanit vazhduan edhe nga deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, duke thënë ka se LDK-ja e ka bërë Osmanin kryeparlamentare, e cila sot sipas tij, po vepron kundër partisë së saj.

Të tilla sulme vetëm sa ndikojnë negativisht në LDK, e cila më tepër se të tjerat duhet të dëshmojë se ka frymë demokratike ku lejohet mendimi ndryshe, por në fund fiton shumica. Këto qëndrime vetëm sa mund të largojnë Vjosa Osmanin nga LDK, pasojat e të cilës do të duken të pakapërdishme për vet LDK-në.

Vjosa nuk është vetëm një anëtare e thjeshtë e LDK-së. Fal saj LDK ka arritur të merr mbi 200.000 vota, andaj LDK duhet ta ketë këtë parasysh.

Për të gjithë ata që kërkuan largimin e saj nga LDK Vjosa Osmani u shpreh “Mendjeshkurtrit më akuzojnë se unë po e tradhtoj LDK-në.” Për të deklaruar se janë parimet për të cilat “duhet ta paguash çmimin e parimit”.

Osmani shtoi se do qëndroi mbi parimet e partisë për sa kohë që partia e saj do bëj më të mirën për qytetarin, por do vihet në pikëpytje nëse vazhdohet me këtë qasje.

Prandaj LDK bën mirë të reflektoj, se nëse i mbyll të gjitha mundësitë zonjës Osmani, do e detyrojnë të largohet, pasojat për LDK do të jenë të pariparueshme. LDK duhet të merr parasysh pakënaqësitë e njeriut që i solli të gjitha ato vota, dhe këtë nuk duhet të injoroj askush.

Tek e fundit është elektorati i LDK-së ai që ka mbështet Vjosën, edhe kur disa i kanë treguar asaj derën. Askush nuk ka të drejtë të i tregoj Vjosës derën kur është me e votuar se të tjerët, Vjosa nuk është në LDĶ me emërim por me mbështetje të qytetarëve, të cilët ndajnë po ashtu shqetësimet e saja me atë që po ndodh në LDK.

Vjosa pritet të kandidojë me listë të veten, mbase duke u futur në koalicion parazgjedhor me VV, megjithatë LDK do të ndjej pasojat e largimit të Vjosës, bashkë me te do ikin edhe shumë vota.