Me fustan të kuq e flok kaçurrela, Shyhretja mahnitë me pamjen, si një vajzë e re


Kjo është poza më e rrallë që e ka marrë ndonjëherë Shyhrete Behluli.

Këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behluli ka foto me bollëk, të cilat i janë shtuar edhe më tepër vitet e fundit.

Fotot e Shyhretes janë nga më të ndryshmet, ku ajo shihet në momente të veçanta nga jeta e saj, qoftë private apo artistike.

Këngëtarja e ëmbël, këtë fundvit ka qenë e angazhuar me xhirime të ndryshme festive, ku i ka ndryshuar fustanat gjatë gjithë kohës, shkruan “Kosovarja”.

Ja ku vjen Shyhretja me një pozë mjaftë atraktive, të bukur dhe unike. Edhe fustani po i shkon shumë, apo jo?