“Më kanë ardhur të reja nga Athina”, Arjan Çani zbulon detaje e bujshme nga vizita e Ramës


Moderatori Arian Çani thotë se ka informacione për çështjet që ka biseduar kryeministri Rama gjatë drekës me kryeministrin grek Mitsotakis ditën e sotme. Sipas tij, Rama ka premtuar në Athinë se do të zgjidhë çështjen e pronave të minotitetit grek në Shqipëri. Moderatori tha se ndryshe nga ajo që ishte ëprfolur, Rama nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogani, ndërkohë që është rënë dakord për ndryshimin e hartës së detit.

“Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë. E para, Edi Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan. E dyta, nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët. E treta, Ramsi ka thënë në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri. E katërta, Ramsi ka rënë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit.