Mërgimtarët nisen me numër të madh drejtë Kosovës, fyhen rëndë (Video)


Gazetar: Fidan Zejnullahu

Ekspertët e ekonomisë, thonë se ardhja e mërgimtarëve, e ndihmon ekonominë e vendit. Ka kaluar afër 2 mijë km, për të festuar në Kosovë. Pavarësisht gjendjes me pandeminë Covid 19, edhe këtë vit, Fatbardh Gërvalla, nuk mundi pa e vizituar vendlindjen.

E për të ardhur deri këtu, thotë se priti gjatë nëpër kufij. Ndërkohë së fundmi, është ngritur një debat në vend, sa i përket çështjes së mërgimtarëve.

Gazetari Valon Syla, përmes një statusi në Facebook, ka fyer mërgimtarët, duke thënë që këta vinë vetëm për puntë e tyre. T7 ka provuar të marrë një koment nga Syla në lidhje më këto që i ka shkruar. E ky i fundit, nuk i është përgjigjur thirrjeve të televizionit.

Por, këto fjalë të Syles, duket se nuk po u bëjnë përshtypje mërgimtarëve. Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë, thonë se ardhja e mërgimtarëve, e ndihmon vendin.

Kurse Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se mërgimtarët nuk kanë nevojë për testin PCR për të hyrë në vend. Të njëjtëve, sipas MSH-së, nuk do t’u kërkohet as izolimi.

Ndryshe, në ditët e fundit, një numër i madh i mërgimtarëve kanë hyrë në Kosovë. E dikujt prej tyre, rruga deri në Kosovë iu duk e gjatë, prandaj zgjodhi të vozisë me shpejtësi të madhe, të cilën edhe e xhiroi.