Mërgimtarët vazhdojnë të presin në kolona për në Vendlindje, Ja detajet…


Edhe sot kanë marrë rrugën për në Vendlindje mërgimtarë të shumtë nga vendet e tjera.

Por ata të cilët kanë zgjedhur të vijnë me automjete në Kosovë që të presin festat e fundvitit kanë hasur në pritje të mëdha nëpër kufij.

Në bazë të disa pamjeve ata po përballen me kolona të mëdha në kufirin Hungari-Serbi. Kroaci-Serbi, Slloveni-Kroaci dhe Serbi-Maqedoni, shkruan IndeksOnline.

Një lexues për IndeksOnline ka dërguar disa pamje nga kufiri Kroaci-Serbi, ku shihet një varg i gjatë i veturave duke pritur në radhë që të kalojnë këtë kufi.