Mërgimtari nga Zvicra/ Pas shum vitesh merr vendimin për tu kthyer në vendlindje…


Hajrush Hyseni nga fshati Ramjan i komunës së Vitisë, pas daljes në pension vendosi ta lërë Zvicrën dhe të kthehet në vendlindje.

Ai jetoi dhe punoi në Zvicër për më shumë se 42 vjet.

Atë kohë, kushtet e rënda ekonomike dhe ato politike e detyruan 66-vjeçin që të marrë rrugën për në mërgim.

Pa dyshim që gjatë qëndrimit atje u përballë edhe më sfida të shumta. Një ndër të cilat ishte edhe qëndrimi i vetëm për 15 vjet në një vend krejtësisht të panjohur për të.

Ky është fati i një prej mërgimtarëve kosovarë, të cilët jeta i sprovoi me shumë vështirësi.