Mërgimtari publikon rezervimin e biletës për të ardhur nga Zvicra për ta votuar Albin Kurtin në Kosovë (FOTO)


Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt, shkruan Reporteri.net.

Menjëherë pas këtij vendimi kanë nisur reagime të shumta. Edhe diaspora ka nisur moblizimin për zgjedhje. Madje një bashkëatdhetar e ka rezervuar biletën dhe e ka deklaruar votën e tij për Vetëvendosjen.

Ai e ka bërë publik në rrjetin social rezervimin e biletës.

“Hajde përhajr, cka janë 120 franga për Albin babën”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara Lëvizja Vetëvendosje mori përkrahje të madhe nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë në përendim.