Mërgimtarit i vidhen pesë mijë franga Zvicërane dhe një telefon (FOTO)


Një bashkatdhetare e cila ka ardhur për pushim në Kosovë nga Zvicra, ka qenë sot në qendrën tregtare “Interex” në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë, por është tronditur kur rreth orës 16:00 është kthyer në parkingun e qendrës, ku e kishte parkuar veturën e saj me targa të huaja, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri xham i veturës së saj ka qenë tërësisht i thyer dhe në veturë mungonte çanta e saj.

Në çantën e cila është vjedhur, ajo ka pasur gjësende të saja personale.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se në çantë mërgimtarja ka pasur një telefon në vlerë të 1 mijë frangave zvicerane, një kartelë të bankës dhe një sasi të madhe të parave kesh.

“Me datë dhe kohë të lartcekur, një qytetar në cilësinë e ankuesit raporton se kishte parkuar automjetin e tij VW Passat me targa Zvicerane në parkingun e Q.T Interex dhe pas një kohe kur ka dalë nga aty ka vërejtur se ia kanë thyer xhamin e derës ana e pasagjerit dhe aty kanë vjedhur një çantë femrash, ku brenda sipas v iktimës ka pasur një telefon mobil Huawei P-20 me vlerë 1000 franga, një kartelë e Reiffeisen bank, si dhe dyshohet se ka pasur një sasi të madhe para kesh (nuk dihet shuma e saktë). Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, rasti po hetohet nga njësia e hetimeve”, tha Osmanollaj.