Ministri Armend Zemaj: Janë shtuar kontrollet, nuk do të…


Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj pas takimit të zhvilluar me autoritetet shëndetësore për tu njohur me situatën e pandemisë në vend, theksoi se qytetarët duhet të tregohen më vigjilent edhe për shkak numrit të lartë të emigrantëve që kthehen në atdhe.

Zemaj shtoi se nuk do të ketë mbyllje masive si shtetet e tjera, por qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shmangin grumbullimet dhe organizimet festive.

“Ne kemi shtuar kapacitetet sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve. Janë më shumë se 95 inspektorë tani. Të gjithë ata që kanë ardhur dhe vijnë, dihet se vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit.

Kosova nuk e ka vendimin për mbyllje dhe duam ta mbajmë situatën në kontroll. Ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që të mos kontribuojnë në mbingarkesën spitalore që edhe sot është e madhe”,-theksoi, ministri i Shëndetësisë.