Ministri Zemaj: Erdha të kujdesem për të Iënduarit


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj aktualisht ndodhet në vizitë në Qendrën Emergjentë të QKUK-së për të parë nga afër gjendjen e të l ënduarve, shkruan Reporteri.net.

Pas vizitës ai ka deklaruar se të l ënduarit janë në duart e sigurta të mjekëve dhe po e marrin trajtimin adekuat.

“ Jam bashkë këtu me mjekët të cilët më treguar për gjendjen e pacientëve. Erdha të kujdesem për të l ënduarit, erdha t’i shoh për së afërmi. Fati i mirë është që të gjithë janë në jetë dhe po e marrin trajtimin me të gjitha kapacitetet që kemi. I pashë për së afërmi. Të l ënduarve u uroj shërim më të shpejtë dhe familjeve të tyre më pak shqetësim sepse janë në duart e sigurta të mjekëve tanë dhe po e marrin trajtimin adekuat”, tha Zemaj.

15 të l ënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Dy prej tyre janë në gjendje kr itike.