Ministri Zemaj jep lajmin e mirë për Mërgimtarët


Zemaj: Nuk do të ketë mbyllje, por më shumë inspektimeZemaj: Qytetarët që jetojnë në shtetet tjera nuk kanë nevojë për testin PCR
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit që ka mbajtur me udhëheqës të institucioneve në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë C0VíD-19 në vend ka përmendur edhe rrezikun e përhapjes së vírusít me ardhjen e bashkëatdhetarëve në Kosovë.

Me këtë rast Zemaj tha se nuk do të ketë mbyllje si masë, ashtu si kanë bërë edhe shtetet tjera, por që qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë festave.

“Ne kemi shtuar kapacitetet sa i përket rrítjes së numrit të inspektorëve. Janë më shumë se 95 inspektorë tani. Të gjithë ata që kanë ardhur dhe vijnë, dihet se vijnë nga vendet me riskë të lartë të infeksionit. Kosova nuk e ka vendimin për mbyllje dhe duam ta mbajmë situatën në kontroll. Ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që të moskontribojnë në mbingarkesën spitalore që edhe sot është e madhe”, tha ai.

Ministri tha se të gjithë qytetarët që jetojnë në shtetet tjera nuk kanë nevojë për testin PCR. Megjithatë, ai tha se do të ketë më shumë inspektime.

“Duke parë që këto ditë kemi fluks të ardhjes së bashkatdhetarëve ne duhet të jemi të kujdesshëm, masat duhet të mbikëqyren në mënyrë rigoroze edhe në pikat kufitare. Ne nuk guxojmë që të na dështojë asnjë hallkë e mbikëqyrjes që të dështojmë të gjithë”, shtoi ai.