Motra e saj thotë se vëllain ia hoqën nga lista për dërgim në Turqi, nis mbledhjen e fondeve


Mbi 40 persona kanë mbetur të l ënduar nga shpër thimi i një bom bole gazi në një restorant në Ferizaj. Në mesin e tyre, i l ënduar rëndë ka mbetur edhe Fidan Gashi.

Motra e tij ka shkruar në Facebook se Qeveria kishte premtuar t’i dërgojë për trajtim në Turqi të gjithë të l ënduarit që ishin në gj endje kome, por thotë se nga lista e kanë hequr vëllain e saj. Kësisoj, ajo ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për trajt imin mjekësor të Fidanit, raporton Gazeta Express.

“Ne rastin e shper thimit se bom boles se gazit ne Ferizaj ka qene i pranishem edhe vellai im me gruan,babin dhe vajzen por qe ata jane ne gj endje me te mire shendetesore. Qeveria premtoi qe do te dergoje te gjithe te l enduarit ne gjendje kome ne Turqi,por ne momentin e fundit u njoftuam qe familjarin tone Fidan Gashi e kan hequr nga lista. Tani na duhet te mbledhim fonde qe ta dergojme atje”, ka shkruar ajo, duke publ ikuar edhe numrin e xhirollogarisë.

“Cdo ndihme eshte me se e nevojshme. Ju lutem shperndajeni”, ka shkruar ajo.