Muharremi, i pari që merr vaksínën në Kosovë, falënderon Vuçiqin


Qytetari i parë që ka marrë vaksínën kundër kor onavírusit në Kosovë është Muharrem Bahtijareviç.

Në veri të Mitrovicës, qytetarë të shumtë kanë shprehur interesim për të marrë vaksinën, sidomos njerëzit e shtyrë në moshë.

Bahtijareviç pas vaksinimit ka thënë se ndihet shumë mirë dhe për këtë ai falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo kam marrë vaksínën, i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që presidenti Aleksandar Vuçiç ka siguruar që ne jemi ndër të parët në Ballkan. Duhet të jemi krenarë që Presidenti Vuçiç po na udhëheq në atë drejtim. Ka pasur shumë nga ata që nuk besuan në vaksínën” deklaroi Muharrem Bahtijareviç për Kosovo-Online./Indeksonline