Në Veri kujt t’i teket hynë e del si në bahçe të babës, Qeveria në gjumë!


Pas fillimit të vaksínimit të serbëve në veri të Kosovës ka reaguar edhe neuropsíkíatri Jusuf Ulaj. Ai ka pyetur se pse nuk ka asnjë reagim të personave përgjegjës të qeverisë aktuale.

Postimi i tij:

Sot Vuçiqi paska filluar vakcínimin për Covid-19 në Leposaviq pa informimin paraprak të institucioneve të shtetit të Kosovës. Çka është edhe më keq, nuk ka asnjë reagim të personave përgjegjës të qeverisë aktuale – ku janë institucionalistët Hoti, Veliu, Zemaj?

Kush i ka kontrolluar ato vakcína dhe kush merr përgjegjësinë për kualitetin e tyre dhe pa sojat eventuale për shëndetin e atyre qytetarëve të Kosovës? A jemi shtet i pavarur apo kujt t’i teket hynë e del si në bahçe të babës?

Njollosje dhe përdhosje e radhës!