Nuk do ta besoni se cili reper kosovar është ky në foto


I rikthehet herë pas here kujtimeve të fëmijërisë. Ai shpeshherë publikon në rrjetet sociale foto të vjetra në të cilat shfaqet me vëllaun e ti Mozzik.

Reperi i njohur, Getinjo, ditën e sotme ka postuar një foto që nuk e kishim parë kurrë ndonjëherë, të shkëputur nga fazat e para të adoleshencës.

Reperi e ka publikuar në “Instagram” foton në fjalë dhe ka treguar se ajo është realizuar rreth viteve 2005-2006. Nëse bëjmë një krahasim, sot Getinjo duket shumë më ndryshe, sepse që prej asaj kohe kanë kaluar 15 vite.

Ai e ka cilësuar veten origjinal, duke qenë se dhe imazhin e ka shoqëruar me këtë shkrim. Getinjo duhet të ketë qenë edhe në hapat e parë të repit, sepse ai dhe Mozzik kanë treguar se e kanë pasur pasion muzikën që kur kanë qenë të vegjël.

Sot dy vëllezërit janë ndër artistët më të suksesshëm në treg dhe çdo këngë që kanë realizuar është kthyer në hit./kosovarja