“Nuk është mashtrues, nuk ka lidhje të fshehta me Serbinë” Ja pse Hoti duhet të jetë kryeministër


Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në fillim të këtij viti. Edhe pse data ende nuk është caktuar, partitë janë pajtuar që ato të mbahen në fillim të muajit shkurt.

E tashmë janë bërë publik edhe emrat e kandidatëve për kryeministër nga partitë.

Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër nga LDK.

E për kandidimin e tij, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se LDK është në shtratin e vet pasi Hoti është kryeministër i provuar, serioz, që vjen nga një botë akademike dhe nuk është enverist, mashtrues apo manipulues e nuk ka lidhje me Serbinë apo që mbanë fjalime nëpër televizione, por ai është shtetari dhe jo politikani.

“LDK me nominimin e Hotit besoj se është në shtratin e vet, besoj se Hoti është një kryeministër i provuar, serioz, jo demagog, jo biznesmen, vjen nga bota akademike, është i ditur për shtetbërje, nuk është enverist, nuk është mashtrues as manipulues, nuk e përdor zyrën për partinë, nuk del me mbajt fjalime militantëve nga ballkoni i kryeministrisë, nuk ka shkuar aty me dhunë duke thyer e shkatërruar institucionet, nuk e shantazhon Serbia, nuk ka lidhje të fshehta me Serbinë, ai nuk mbanë fjalime nëpër televizionet e Prishtinë e Tiranës, por bën punë si zyrtar korrekt i shtetit, ai nuk është politikani, është shtetari, ai nuk shantazhohet se nuk e ka lënë veten peng askund, ai ka bibël Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, për Kosovën Hoti kryeministër është fat, derisa shton se Kosova është lodhur me diva, dragonj, heronj e luftëtarë por do qetësi e stabilitet.

“Për Kosovën Hoti kryeministër është fat. Ata që e duan kryeministrin që bërtet, që ulërin, që mbanë fjalime nga 5 herë në ditë në gjithë televizionet, ata le të mos e votojnë Hotin. Unë besoj se Kosova është lodhur me diva dragonj, me heronj, me luftëtarë, me shkatërrimtarë, besoj se Kosova do qetësi, mençuri, stabilitet, qëndresëtari dhe këto i ka tek LDK”, ka deklaruar Rexhep Shahu.