Nuk ndalet Vjosa Osmani, ia merr edhe dy anëtarë partisë së Isa Mustafës


Edhe dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike e Kosovës nga dega e LDK-së në Malishevë, iu janë bashkuar Vjosa Osmanit që ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare.
Ky lajm është konfirmuar nga një postim, që asambleisti i LDK-së në Malishevë, Arlind Morina, e ka bërë në Facebook.

Ai ka shkruar se janë, “Fuqishëm në përkrahje të Vjosës!”.

Në foto shihet asambleisti nga LDK-ja, Arlind Morina, këshilltari i u.d presidentes, Valon Krasniqi, Vjosa Osmani, dhe Rrahim Morina, ky i fundit kryesues i Kuvendit Komunal në Malishevë.