Nuk respektojnë masat e qeverisë, atmosfera “flakë” e muzikë ‘live’ pas orës 20:00 në një diskotekë në Prishtinë


Në lokalin e muzikës live “Princesha Palace” sonte janë mbledhur qindra persona duke mos respektuar asnjë masë të vënë nga Qeveria e Kosovës.

Në një video që ka siguruar IndeksOnline, në “Princesha Palace” shihen qindra persona duke u argëtuar me muzikë tallava.

Kjo video është gjiruar në ora 21:10 minuta, kohë e ndaluar për veprimtarinë e kafiterive dhe gastronomisë në përgjithësi.

Të gjithë shkelësit e masave anticovid, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe Iuftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovë