o ISË, me Rugovën jo, me Albinin jo, ku e ke vendin o burrë?


Publicisti dhe profesori nga Amerika,Binak Maxharraj në një reagim të tij dërguar në media, ka kritikuar deklaratën e fundit të Isa Mustafës, liderit të LDK-së.
Maxharraj ka pyetur Mustafën se me kënd është aktualisht, a është me PDK-në dhe SHIK-un.

AI shkruan tutje se Mustafa është në një pozitë të keqe pasi Hashim Thaçi është arrestuar nga Gjykata Speciale e po ashtu Gjykata Kushtetuese ka marr një vendim kundër Qeverisë që udhëhiqet nga partia e tij.

Sa i përket flamurit dardan që i takonte Presidentit Rugova, Maxharraj thotë se Mustafa nuk dëshiron ta shoh me sy.

Postimi i plotë:

REAGIM:

ISA MUSTAFA AS ME RUGOVËN, AS ME ALBININ.

(Më kënd je ti Isa Mustafa, me PDK dhe SHIK-un)

Që prej së e la shoku i idealit Hashim Thaçi dhe nga debakli i mafiozit në Amerikë ambasadorit Richard Grenellit, por edhe që nga shpallja e verdiktit të GjK të cilin Isa Mustafa as që ka pritur, atë e kanë kapë xekrrat, po zihet në vete, vendi vend nuk po e zënë, po merret me halucinacione sikur ka rënë në klapi, në agoni klinike.

Por edhe në këtë gjendje Isa Mustafa po gjuan shkelma duke u munduar që për punën e vetë dhe dështimet e LDK i bënë fajtor të tjerët por jo veten duke thënë se LDK është parti ideale, pa shibla, parti institucionale që për të gjitha të këqijat e saj fajin e paskan të tjerët.

Kështu veproi ky gjahil i LDK që nga momenti që e zapoi LDK me tradhti dhe forcë duke krijuar klane mafioze brenda saj, kështu veproi mbi 10 vite në krye të partisë kur i humbi të gjitha zgjedhjet, kështu veproi edhe kur marrëzishtë dhe turpërisht e humbi Podujevën bastionin e fundit të LDK.

Isa Mustafa ka mbetë në skenën politike si një dele e zezë, si pulë e lagët, si qura pa kokë, si një njeri i turpit si njeri i tradhëtisë së vendimeve të LDK, si njeri pa qëndrime dhe parime i cili aq shumë ka mbetë i vetmuar sa që tashti askush më nuk po e bën hesapë.

Isa Mustafa sot i paska reaguar edhe flamurit Dardan i cili është simbol i liderit historik dr Ibrahim Rugova të cilin nuk dëshiron të shohë me sy.

Ai sot, si çdo herë paska vjell xeher e vnerë ndaj Vjosa Osmanit cili ia paska bërë një respekt këtij flamuri Dardan që të valoi i lirë së bashku me flamurët tjerë të Kosovës dhe Evropës. Por çka ka këtu të keqe, kujt i pengon kjo askujt, pos santrapit Isa Mustafa.

Si për çdo dështim tjetër të Isa Mustafës edhe kur flamuri Dardan valon lirshëm ky mistrec politikan ia lënë fajin Albin Kurtit i cili këtij njeriu iu ka bërë obsesion duke theksuar se Albin Kurti dhe LVV nuk kanë lidhje më vlerat rugoviane. Sipas tij nuk funksionon formula edhe me LVV me Rugovën dhe simbolët Rugoviane.

Por në idelogji nuk ka asgjë të përbashkët midis LVV dhe Albin Kurtit dhe Listës së Vjosa Osmanit me ideologji rugoviane, bashkimi paraelektoral është punë intersi për qeverisje më të mirë, për ç’kapjën e shtetit dhe Iuftimin e korrupcionit që Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi anipse bënë krushqi me vite të tera nuk bënë asgjë në këtë drejtim.

Është e pa qartë se pse Isa Mustafa e përzien Albin Kurtin, i cili edhe nuk është rugovian, me flamurin dhe simbolet dardane, rugoviane të cilin Vjosa Osmani e vuri në funksion të valoj në lartësitë e pafundme.

A mos e detyroi Albin Kurti të valoj lirshëm flamurin, simbolin dardan dhe rugovian, jo se jo dhe pyetja tjetër pse ky strucë i LDK e përzien Albin Kurtin me Vjosa Osmanin. Këta nuk kanë asnjë të përbashkët në ideologji, pos që pajtohen në ndërtimin e një shteti funksional të cilin e ka kap Isa Mustafa dhe nuk e deshiron nje shtet te tillë funksional,por afrohet me kupolën e kr.imit te organizuar, në Iuftimin e korrupcionit, kjo është tjetër gjë.

Po, pse atëherë Isa Mustafa iu rras aq më dëshirë më PDK, SHIK-ut të Hashim Thaçit për të gjitha këto vite duke i anashkaluar vendimet e partisë së vet.

Kjo është e qartë sepse akrani e lypë akrann, kr.imi shkon te kr.imi, i korruptuari shkon të i korruptuari sepse vetëm kështu ata mbijetojnë.

Të gjitha këto trambulenca politike, të gjitha këto mashtrime dhe dredhi Isa Mustafa i bënë për ta shpëtuar vetën dhe shkatërruar LDK të cilën nuk e ka si mision por shkatërrimin e saj.

Më mirë është sikur këto ditë Isa Mustafa që e qoj LDK buzë gërmines të merret me LDK që ta shpëtoj, por jo nuk e ka si mision, ai nuk e lënë fajtor veten por të tjerët, në vend se të merret me atë se pse LDK ngadalë po fundoset ai i hudhë shigjet në drejtim të gabuar.

Në vend se të merret më reformimin e LDK në prag të fushatës elektorale ai e heq çdo përgjegjesi nga vetja, e heq nga vetja edhe fajin dhe bile nuk merret fare me të se pse sot në Ferizai i iku gjysma e Partisë duke iu bashkuar Listës së Vjosa Osmanit.

Ky trend i ikjes këto ditë do të vazhdoi edhe në të gjitha degët e LDK nëpër Kosovë, sepse Isa Mustafa krejtësisht e tjetërsoi LDK, e bëri paçavër dhe stërvinë që kundërmon erë të keqe.

Nuk ka dhe nuk do të ketë përparim dhe ngjallje të LDK me Isa Mustafën brenda, ai është kancer i pashëruar e ndaçi edhe Covid 19.

Ikë Isa Mustafa i turpit nga LDK sepse kjo parti që e zapove me dhunë e dredhi nuk ka asgjë më ideologjinë tënde katërdhjetë vjeçare nëpër politikat me ideologji të ndryshme.

Ikë Isa Mustafa nga LDK sepse nuk është pronë private e jote që po luan me të.

Ikë Isa Mustafa nga LDK sa nuk të ka zënë taksirati. Ikë Isa Mustafa nga LDK sepse të ka kaluar koha e përdorimit je bërë i papërdorshëm, je bërë si një cung i këlbur që ia ke zënë rrugën LDK.