Ofendoi Diasporën, Ja çfarë ndodhi me Facebook-un e Valon Sylës


Pas disa shkrimeve radhazi për diasporën, gazetarit Valon Syla iu është mbyllur profili në Facebook. Kjo ka ndodhur pas raportimeve që iu janë bërë në këtë rrjet social.

Syla ka thënë se këtë rrjet social e ka çaktivizuar pasi i ka marr dy “report” nga Facebook.

“Nuk më është mbyllur, por e kam mbyll vet, sepse kam marr dy report nga Facebook”, tha gazetari Syla.

Së fundmi, Syla ka lëshuar dy deklarata të njëpasnjëshme në Facebook lidhur me ardhjet e bashkatdhetarëve në Kosovë, për festat e fundvitit, teksa e ka kundërshtuar idenë se “është inekcion ekonomik” e kjo gjë i ka acaruar bashkëatdhetarët.

“Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s’është”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.