Para bashkimit me Albin Kurtin, Gani Geci vjen me një thirrje publike për Vjosa Osmanin


Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka ardhur ditën e sotme me disa këshilla për Vjosa Osmanin.

Geci në shkrimin e tij në Facebook e ka këshilluar Osmanin të mos garojë në asnjë listë zgjedhore të partive të tjera por të gjithashtu të mos pranojë të hyjë edhe e vetme në garë.

Tutje Geci ka thënë se arma kryesore e Rugovës ka qenë durimi prandaj Osmani duhet të durojë dhe nuk duhet t’u bashkohet armiqve për shkatrrimin e shtëpisë së saj.

Ja shkrimi i tij:

Një këshill pa para për Vjosa Osmanin

Nëse Vjosa Osmani pretendon ndonjëherë të kthehet në LDK për ndryshime siç edhe pretendonte atëherë po e këshillojë mos garo në listat zgjedhore të partive tjera.

Mos prano të hysh në garë as e vetme

Arma kryesore e presidentit Rugova ka qenë durimi, duro.

Mos ju bashko armiqve të shtëpisë tënde për shkatërrimin e Shtëpisë tënde sepse me shkatërrimin e shtëpisë, s’ki ku rrinë as vetë.

Mos ndërto kasolle kur e ke shtëpinë sepse kasollet nuk po i qëndrojnë furtunave dhe reshjeve të rrëmbyeshme Duro se Durimi është virtyt i forcës.

Krejt këtë po e them nga përvoja ime e ndërtimit të kasolleve që më vonë i rrënoj breshëri.

Nëse nxitoheni tani, dikur më vonë kurë do të iu prishet kasollja do të trokitni në të gjitha dyert e shtëpive politike për të hyrë brenda.

E di se kësaj radhe edhe mund t’ju qesin të paren në listë partitë që dëshirojnë shkatërrimin tënd dhe shtëpisë tënde por vetëm ksaj radhe.

Po hypni me anije të huaj me ekuipazh të huaj por edhe udhëtarët janë të pa njohur për ty.

Mendohu mirë para se me pre se ka me të ra shkurt.