Paraqitje e rrallë e Albin Kurtit gjatë vitit 1998 (VIDEO)


Në pragun e l uftës në Kosovë, pushtuesi serb kishte përjashtuar studentët shqiptarë nga Universiteti i Prishtinës, duke lejuar atë vetëm për studentët serbë.

Pas kësaj situate, zhvillimi i studimeve për shqiptarët ishte organizuar nëpër shtëpi private, ndërsa pas disa muajsh me presionin ndërkombëtar, Serbia kishte pranuar që studentët shqiptar të ktheheshin në Universitetin e Prishtinës dhe të mësonin në gjuhën shqipe, por kjo marrëveshje për Albin Kurtin që atëherë përfaqësonte këta studentë ishte e mangët.

Kurti kundërshtonte këtë marrëveshje, pasi sipas saj studentët shqiptarë dhe serbë do të mësonin në dy ndërrime të ndryshme dhe kjo nuk e siguronte atë se studentët shqiptarë nuk do t’i nënshtroheshin dhunës së pushtetit.

“Studentët shqiptarë dhe serbë do të jenë në dy ndërrime të ndryshme, gjë që është e papranueshme për ne, sepse nga këndvështrimi ynë, këndvështrimi ynë jo i dhunshëm, është një lloj aparteidi”, thoshte Kurti për mediat e huaja në vitin 1998.

Albanews