Parashikimi i analistëve: Ja sa vota të LDK-së pritet të kalojnë tek Vjosa Osmani


Njohësit e çështjeve politike në Kosovës kanë folur më gjerësisht rreth largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe rrezikut që ajo mund t’i sjellë këtij subjekti politik me krijimin e “Iniciativës” së saj.Analisti politik Belul Beqaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se pritet që Vjosa Osmani të ketë mbështetje të madhe në zgjedhjet e ardhshme.Beqaj ka theksuar se kjo pritet të ndodhë për shkak të qëndrimeve koherente që ajo ka mbajtur.

“Mendoj se çështja e angazhimit të Vjosës është në përputhje me detyrimet që ia ka dhanë elektoratit, ajo ka mbet besnike ndaj atyre që i ka premtuar ndryshimin. Të gjithë të cilët ja kanë dhënë votën dhe presin që të ndodhë ndryshimi, do ta mbështesin Vjosën, por jo ata që ata që kanë mbetur pre duke mbështetur faktorët e shtetit të kapur pra Isa Mustafën dhe anëtarët e tjerë të LDK-s딓Besoj që Vjosa do të mbështetet për shkak të korrektësisë, sinqeritetit, ndershmërisë dhe aftësive që i ka dhe vizionit për të ardhmen. Këto janë shkaqet kryesore që ajo do ta fillobn një rrugtim të ri, i cili do të jetë në fillim me probleme dhe vështirësi të mëdha por që do ta ketë fund të sukseshsëm”Edhe profesori dhe njohësi i çështje politike, Muhamed Kelemendi, ndan të njëjtin mendim.

Kelemendi potencon se ikja e Vjosa Osmanit do t’i krijojë vështirësi të konsiderueshme LDK-së.“Nga LDK jane ndarë deri tani shumë grupe politike.Ato natyrisht se kanë krijuar veshtirësi të konsiderueshme për vetë subjektin pilitik.Kjo për më teper kur në ball të kësaj partie janë njerëzit aspak popullor dhe që po humbin shumë teren në vend.Në këtë kuadër, ikja e Vjosa Osmanit, ka krijuar dhe do të krijon vështirësi të konsiderueshme.Subjekti i ri i Vjosa Osmanit e mbështet kryesisht veten në strukturën e LDK-së nga vjen.Në këtë subjekt kishte marr vota dhe përsëri bazën kryesore e ka ne LDK”Ai tutje parashikon edhe sa do të jetë humbja e LDK-së nga ky largim.“Sa do të dëmtohet LDK-ja me subjektin e z.Osmani është vështire të themi! Por, mund të besohet se një përqindje një shifrore do të ikë nga LDK-ja. Kjo ikje do të bënë të pamundur që LDK te konkuroj me dy subjektEt tjera, sikunder është VV, ndoshta edhe PDK” deklaroi Kelmendi për Gazeta Blic.Ud e detyrës së Presidentit Vjosa Osmani ka filluar të mbledhë pranë vetes asambleistë dhe mbështetës të LDK-së.Ikja e Osmanit është shoqëruar me polemika të ashpra mes saj dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.