“Pasha Zotin pa ja kisha kallxu venin nuk e kisha lan, edhe me pa kan i biri i Adem Jasharit”


Një video që e rifreskoi sot Bekim Jashari nga përgjimet “Pronto”, vëri në pah ofendimet e Sami Lushtakut para tetë vitesh. Përgjimi i publikuar në atë kohë i Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut, tregon ofendimet e këtij të fundit ndaj Jakup Krasniqit, i cili në atë kohë ishte pjesë e PDK-së.

Lushtaku e shan me nënë Krasniqin, teksa në një moment thotë se do t’ia kishte treguar vendin edhe sikur të ishte i biri i Adem Jasharit.

Këtë moment që ju ka ikur, mund ta dëgjoni në videon më poshtë, në minutën 01:28: