“Personat që vinë në Kosovë nga këta shtete duhet të vetizolohen për shtatë ditë”


Ministria e Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë së Kosovës kanë konfirmuar se qytetarët nga diaspora me vendbanim në Kosovë nuk kanë nevojë që t’i nënshtrohen testit PCR për C0VíD-19.

“Qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ. Përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezík të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

MPJD dhe MSH bëjnë me dije se asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditorë”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

Vetëm personat që vijnë nga shtetet që klasifikohen me rrezíkshmëri të lartë duhet të karantinohen për një javë.

“Ndërsa ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasifikuara me rrezík të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatë (7) ditë në vetëizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit”.

Këto dy dikastere qeveritare u bëjnë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes koro navírusit.