



Qindra mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Por, ata po maltretohen në kufij ku janë të detyruar të presin me orë të tëra. Një nga ta ka shkruar për përvojën e hidhur dhe pritjet e gjata në kolona që shkojnë deri në 10 kilometra.
Ky mërgimtar nga Zvicra ka shkruar se pas pritjeve të gjata ne kufirin Slloveni-Kroaci, lëshuan autostradën me shpresën se pika kufitare jashtë autostradës, ne Bregana, s’do të kishte ngarkesë dhe do te kalonin me shpejt.




Por, ai thotë se u gabuan, ngase aty pritën edhe tri orë dhe ne fund policia kufitare sllovene i ktheu mbrapa me arsyetimin se në këtë pike kufitare mund të kalojnë vetëm shtetas të BE-se.
Mërgimtari thotë se në fund u detyruan të kthehen prapë në Zvicër.
Rrëfimi i plotë:



