Prifti shqiptar ka vjedhur kishën e tij! (Video)


Murgu pohon se gjatë gjithë kohës ndjehet nën presion, pasi ka mësuar se Prifti Jani Terziu i ka thënë një roje tjetër që “vriteni”. “Kam edhe dëshmítar rojën e parë. I ka thënë që të më vr asin. Tani është me rojen. Unë s’kam fríkë” shton më tej murgu.

Sipas tij, gjithçka ka filluar në momentin që ai ka denoncuar priftin Jani Terziu në Kishën Autoqefale të Shqipërisë se ka vjedhur lekët e kishës në Manastirin e Zvërnecit. “Lekët mbahen në një kasafortë dhe përveç priftit, janë edhe dy anëtarë të tjerë të komisionit që hapin kasafortën. Dy anëtarët e tjerë nuk kanë qenë për një kohë të gjatë dhe prifti ka marrë kasafortën dhe e ka hapur në dhomën e tij.

Për këtë kam edhe një video, ku duket prifti që ka kasafortën në dorë” thotë murgu, i cili ia ka vënë në dispozicion edhe emisionit investigativ. Në fakt, në këtë video nuk dallohet shumë qartë prifti Jani Terziu me kasafortën, pasi është shumë larg.

Gjithsesi, personi që shihet në video i ngjason priftit dhe në dorë ka një send me ngjyrë kafe. “Është kasaforta” thotë murgu. Ky i fundit tregon edhe për dhjetëra episode ku ai është kër cënuar edhe me jetë.