



Shpeshherë kritikat nga njerëzve të pushtetshëm u kanë kushtuar qytetarëve të vendit tonë, qoftë duke u penalizuar apo k ërcënuar në forma të ndryshme direkt nga vet politikanët apo njerëzit e afërt më ta.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në qytetin e Skenderajt, ku një kritikues i vazhdueshëm i kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtakut, thotë se Sami Lushtaku i është turrur direkt atij por që ka hasur në gozhdë të fortë, raporton Veriu.info




Sokol Halili, qytetar i Skenderajt, ka shkruar një status të gjatë në rrjetin social Facebook, ku ka bashkangjitur edhe një video teksa shihet që Sami Lushtaku teksa i shkon mbrapa kur del nga një market, dhe i ofrohet tek vetura ku shihet se bisedojnë për disa minuta, shkruan Veriu.info




Sipas Halilit kur Lushtaku e ka kuptuar se përballja me të është f atale është larguar duke tentuar që të mbetet mik më të. Por Sokol Halili ka thënë së çdo tentim afrimi ndaj tij nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij do të përfundojë në pozicion absolut mbrojtës.




Madje ai ka thënë së Drenica duhet të çlirohet nga këta njerëz që e kanë kapur dhe uzurpu çdo të mirë të vendit. Nëse goditet PDK në Drenicë ai ka thënë se kësisoj qytetarët e këtij vendi do të lirohen nga ajo që e ka quajtur tirani, raporton Veriu.info
Më poshtë ju sjellim videon e plotë të përballjes mes Sami Lushtakut dhe Sokol Halilit