Rama: Minishengeni Ballkanik rruga e vetme që Serbia të njohë Kosovën


Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se Minishengeni Ballkanik është rruga e vetme që Serbia të njohë Kosovën. Ai theksoi se duke qenë pjesë e kësaj platfome, Serbia e ka më të vështirë që të ketë qasje negative.

”Është pjesë e këtij procesi për krijimin e platformës së marrëdhënieve, ku Serbia është në një pozitë të vështirë brenda, se jashtë kësaj kornize e ka më të thjeshtë që të ketë qasje negative. E ka më të thjeshtë që të ketë qasje me ata jashtë. Kjo është rruga për këtë jam i sigurt, për të shkuar drejt njohjes së Kosovës, ky është një vizion strategjik dhe jo një taktikë qorre për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.