Raportuesja për Kosovën befason me fjalët që thotë për Vjosa Osmanin


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka cilësuar Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, si një nga gratë më inspiruese për të në Ballkanin Perëndimor.

Ajo në pohim të tillë e ka bërë në llogarinë e sajën në ‘Twitter’, teksa ka theksuar, siç thotë ajo, luftën për paqe dhe siguri në rajon.

“Cila nga gratë më ka inspiruar mua? Ballkani Perëndimor është përplot me gra inspiruese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon. Një nga to është @VjosaOsmaniMP, Kryetare e Parlamentit të #Kosovës. Ajo nuk di të dorëzohet!”, ka shkruar Von Cramon.