Rrëfimi mes lotësh i Qëndresës: Vajzat i kam të sëmura, s’kemi ushqim e as shtëpi


Lotët nuk mund t’i ndalte. Jeta e saj po rëndohet edhe më shumë kur po sheh se si dy vajzat e saj po sëmuren nga të ftohtit që po mbizotëron brenda kësaj shtëpie. Është kjo Qëndresa Makolli, e cila jeton në këtë shtëpi me qira e në të cilën muret janë të qara e të plasaritura.

Në këtë shtëpi, Qëndresa jeton me bashkëshortin dhe dy vajza, njëra katër vjeç e tjetra një vit e gjysmë.

“Një shtëpi, shkurt e shqip një shtëpi të kishim pas tonën bile me ditë që është e jona, të dimë ku po rrimë se jo nesër a pasnesër me u shit me ardh me thonë dil lëshoma shpinë, nuk po dimë …..në këtë shpi jemi që katër muaj, prej që jam ardh çikat mirë kurrë asnjanës si kam pas veç nëpër mjek