Sami Lushtaku ‘mbi ligjin’, mbledh burrat në odë dhe nuk pyet për virusin (FOTO)


Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku, po i vazhdon tubimet e tij zgjedhore kudo në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Duket se atij nuk po i bën përshtypje koronavirusi dhe vazhdimit shihet me një numër të madh të personave ku nuk respektohen masat antiCOVID siç janë vendosja e maskës, distanca dhe jo vetëm.

Lushtaku tani publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Facebook me mbishkrimin ”Mikpritje e ngrohtë në Aqarevën legjendare të UÇK-së. Aqareva si asnjëherë më parë është e gatshme për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës!”.

Ndryshe, sipas vendimit të qeverisë ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave.

Albanews