Sapo u morrë vendimi për masat e fundit nga Ministri Zemaj!


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka thënë se nga java e ardhshme do të jenë në fuqi masat e reja për fundvit.

Sipas tij këto masa do të bëhen publike në ditët në vijim.

Zemaj shtoi se masat e reja do të jenë në nivel vendi e jo veç e veç për komuna. Edhe 385 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Kjo është bërë e ditur nga ministria e Shëndetësisë.