“Shqipëria e kishte vënë në dispozicion tërë armatimin e vet për Kosovën”


Ramush Tahiri flet edhe për bisedën që kishte, siç thotë ai, me një zyrtar shtetëror të Shqipërisë të cilit nuk ia përmend emrin, takim që thotë të ketë ndodhur në janar të vitit 1992.

Ai bëri të ditur se Shqipëria në atë kohë veçse kishte blerë armatim për 300.000 trupa.

Tahiri tregoi se atij i kishin dorëzuar njërin çelës i cili hapte magazinat me armatim dhe se madje kishte shkuar për të vizituar një nga to.