Shqiptari e “çmend” Sheshelin, ia bën shqiponjën para shtëpisë së tij në Serbi!


Një shqiptar, emër i njohur për redaksinë e Indeksonline, ka bërë një gjest që urrehet nga serbët.
Ferizajasi, derisa bënte rrugën nga Norvegjia për Kosovë, është ndalur për pak çastesh në qytetin e Hartkovcit, pak kilometra larg Beogradit.

Saktësisht, mërgimtari ka realizuar disa fotografi, duke bërë shqiponjën, para shtëpisë së radikalit serb, Vojsllav Sheshel.