Shqiptari “i tërbuar”: Nusja më tha që po del të blejë, por shkoi tek komshiu për…


Një histori tradhëtie është rrëfyer nga një burrë, i cili ka zbuluar pabesinë që e shoqja i bënte pikërisht me komshiun e tyre të divorcuar.

“Jepi të gjitha një femre e të degjeneron në mënyrën me spektakolare. Madje dashnorin shkon e ta gjen bash në lagje, në pallatin përballë.

Ç’tju them më përpara…Jam 48 vjeç e nusen e kam 34. Jemi marrë me shkuesi, por e kam dashur e prapë e dua.

Nuk punoj dhe të shumtën e kohës e kaloj në shtëpi se në fakt kam pësuar një aksident në punë 7 vite më parë dhe nuk më lejohet të punoj.

Ekonomikisht nuk jemi keq se kemi dy qera që marrim. Nusja punon, por nuk e ka me detyrim. Nejse me pak fjalë që t’i përshtatem temës, 2 muaj më parë kam zbuluar se më tradhëton.

Me një 50 vjeç të divorcuar që e kemi te pallatet përballë.

Sa herë më thoshte po dal me ble e kur vinte pas 2 orësh e lodhur dhe sikur nuk ishte në vedi. Vdekjen e mendoja e këtë jo.

Një ditë te kafja tek lagjia e shoh që del nga pallati dashnorit. Ajo kur folëm në telefon nuk e dinte që isha prapë në lagje se në fakt i thashë po iki në Shirokë me shokë, por ata vonuan dhe u ula t’i prisja në kafe.

E pyes në darke në shtëpi ku ishe? Se në fakt më bëri cuddi, por nuk dyshova, më tha isha me motrën dhe me ble. Pallatin s’ma përmendi të ketë ikur tek ndonjë person. Këtu më bëri habi pse s’më tha ça donte aty, por prapë hiq mendja mua.

Dhe shkoj e marr vesh nga një SMS në tel që ai i shkruante: Bomba ime në 3. Mezi pres!

E ruajta dhe kur doli e ndoqa dhe u fut në shtëpinë e tij. E prita zonjën sa doli se s’doja të bëhesha hor në lagje, por kam djersit ato minuta ma shumë se tan jetën time.

E prita në shtëpi dhe sinqerisht kur ma pranoi duke qarë e kam rrahur aq fort sa thashë më mbeti në dorë.

Nuk e kam ndarë se më ka premtuar që ishte veç momentale e se mua më do, por meqë s’kemi fëmijë e unë luaj shumë kompjutër ajo është lënë pas dore.

Në fakt s’dua të rri me të, por më vjen zor të marrin vesh të tjerët që gruaja më tradhëtoi. Nuk di, nuk di”, shkruan ai.