“S’ka himn të Kosovës, ne kemi një himn, një flamur, të Shqipërisë” (Video)


Aktori dhe analisti Laert Vasili ka folur rreth historisë dhe simboleve të shtetit të Kosovës. Vasili ka thënë se Kosova nuk ka himn as flamur.

Fillimisht, Vasili filloi duke thënë se betejën e Kosovës që u zhvillua në vitin 1389 në mes të Perandorisë Osmane dhe princave ballkanas, e fituan këta të fundit.

“Në vitin 1389 zhvillohet beteja e Fushës së Kosovës. Pra, princ Llazari i Serbisë – ortodoks vendoset përkrah trupave bizantine. Që të sqarojmë, feja e shqiptarisë para se të ndikohej nga papati ishte ortodokse. Princ Llazari vendoset kundër otomanëve. Beteja fitohet nga princ Llazari dhe aleatët e tij. Kosova është krahinë e Shqipërisë”, ka thënë Vasili.