Specialja zbulon arsyet e shtyerjes së seancës ndaj Nasim Haradinajt


Paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë është shtyrë për datën 18 dhjetor në ora 14:00. Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi Dhomat e Specializuara.

Kërkesën për shtyerjen e paraqitjes së Haradinajt e ka bërë avokati i tij, në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë për të diskutuar aktakuzën me klientin e tij dhe për t’u përgatitur për seancën dëgjimore

“Në dritën e arsyeve të lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake:
a) VENDOS të mbledhë seancën dëgjimore mbi paraqitjen fillestare të
Z. Haradinaj të Premten, 18 Dhjetor 2020, në orën 14:00; dhe b) URDHRON Këshilltarin që Z. Haradinaj të paraqesë një version publik të redaktuar të kërkesës së tij për shtyrje (F00077) ose të tregojë se mund të jetë klasifikuar si publike”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Me të konfirmuar aktakuzën, Nasim Haradinaj ishte paraparë që të paraqitet para Speciales sot në orë 15:00.

Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale.