“Stupcat” postojnë një tjetër foto me grim, nuk do t’i njihni (FOTO)


Dyshja e Stupcave, Vedat Bajrami e Mensur Azemi, kanë publikuar një fotografi ku duken të grimuar.

Në foton e postuar nga aktorët, të shumta janë komentet e ndjekësve, disa nga të cilët i komplimentojnë, por ka edhe të atillë që i kritikojnë për dukjen.

Edhe para pak ditësh, ata kanë postuar një foto tjetër në të cilën po ashtu ishin grimuar.

“Bëjmë renovim Fasadë, Glet izolim, ngjyrë knauf. Urrnoni Myshteri Ju mirëpresim”, kishte shkruar Vedati në përshkrimin e fotografisë.