Thaçi në Hagë, Presheva larg Kosovës (VIDEO)


President i Kosovës nuk është më Hashim Thaçi. Ky fakt ka shkaktuar një venitje të shpresës tek qytetarët dhe politikanët e Luginës së Preshevës karshi idesë për bashkimin e tyre me Kosovën.

Kjo, meqë Thaçi ishte protagonisti kryesor i mbështetjes së kësaj ideje kohëve të fundit, njofton Klan Kosova.

Sipas deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka qenë e qartë për vështirësinë e realizimit të saj qysh në fillim, edhe në kohën sa ishte Presidenti Thaçi në krye të detyrës, kur në Kosovë u paraqitën shumë qëndrime të kundërta lidhur me këtë ide.

Ky beson se tashti politikanët aktual në pushtet në Kosovë kanë qëndrim tjetër për këtë temë.

Jeton Ismaili redaktor në Folonline, thotë se shumica e qytetarëve por edhe e politikanëve e kanë të qartë se pa prezencën e Thaçit kjo ide është shumë vështirë të hidhet përpara.

Sipas tij, edhe zgjedhje e Presidentit amerikan Joe Biden, shuan shpresën për korrigjim kufijsh, meqë demokratët amerikan janë kundër këtij rregullimi shtetëror në Ballkan.