



Fshati Polac ndodhet afërsisht 2 kilometra larg qendrës komunale të Skenderajt dhe njihet për ndërmarrës të zot, shkruan RepublikaOnline
Në këtë fshat ka mbi 60 biznese të ndryshme.
Njëri ndër ta është edhe Faruk Dani, i cili me përkrahjen e familjes 27 anëtarëshe, jo vetëm që kan vazhduar me traditën e marrjes me blegtori, por kan rritur numrin e gjedhëve në mbi 100 sosh.




Prej tyre janë 81 viça për trashje, ku shitjen e tyre e bëjnë gjatë dimrit atëherë kur viçat arrin peshën rreth 600-650 kilogram, përvjell RepublikaOnline.
Në fermën e familjes Dani, janë edhe 20 krerë lopë qumështore.
Faruku së bashku me vëllain e tij në vitin 2011 janë kthyer nga Gjermania pas qëndrimit për disa vite.
Mënjeherë pas kthimit, ata investuan njëherë në një fermë të vogël dhe të thjesht afër shtëpisë.




Ndërsa në vitin 2013, nga ministria e bujqësisë ka fituar grant për ndërtimin e fermës me kapacitet prej 37 krerëve, ata vazhdimisht kan bërë investime në zgjerimin e fermës nga kursimet e shitjes së viqave dhe të qumështit.
Faruku na tregon se si e filloj këtë biznes, dhe përipecitë që i pati gjatë shkuarjes në Gjermani në vitin 2004.




Pas kthimit nga Gjermani në vitin 2011, Faruku tregon se nuk ka shkuar më atje, ndërsa në Kosovë investoi në fermat që tani familja Dani posedojnë.
Faruku tregon se nga Ministria e Bujqësisë ka fituar grant prej 25 mijë eurove, për ndërtimin e fermës me kapacitet 37 krerë.




Numri aktual i gjedheve që gjenden në fermat e familjes Dani është 101.
Faruku tregon edhe për kërkesat që ka në treg./REPUBLIKAONLINE
Për më shumë ndiqeni videon më posht: