“Unë dhe familja ime s’kemi pasuri 32 milionë të zhvatura, por kemi nder dhe krenari”


Polemikat mes kryetarit aktual të Skënderajt dhe ish-kryetarit i cili po pretendon të marrë sërish këtë post, Sami Lushtakut, janë duke vazhduar ende, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas deklaratave dhe akuzave për njëri-tjetrin në debate të studiove televizive, Jashari sonte ka publikuar një video-përgjim, në të cilën dëgjohet Lushtaku teksa ofendon familjen Jashari.

Në këtë përgjim, dëgjohet biseda e Lushtakut dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit.

Lushtaku dëgjohet duke e pyetur Grabovcin se pse nuk po e shkarkon Jakup Krasniqin ( i cili në atë kohë ishte pjesë e PDK-së), pastaj shan, duke shtuar se do t’ia kishte … nënën edhe sikur të ishte djali i kompandantit Adem Jashari./Gazeta Sinjali