



I lindur më 1951 në fshatin Negroc të Drenasit, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi sot mbush 70 vjet. Por, këtë ditëlindje ai është larg familjes e atdheut.




Mungesën e tij po ndjenë familjarët dhe shokët e Krasniqit. Vajza e tij, Grasa përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka uruar babin me fjalët më të mira, duke i thënë se edhe pse nuk është në shtëpi ajo po e ndjenë zërin, përqafimet e hapat e tij të lehtë.
Ja edhe postimi saj: