Valon Syla “befason“ me deklaratë, Ja çka më tha Mërgimtari pak para ngjarjes!


Gazetari Valon Syla, i cili është s ulmuar fizikisht sot në Prishtinë, ka rrëfyer se si ka ardhur deri te kjo ngjarje.

Ai, në emisionin “Frontal”, tha se personi që e ka su lmuar fillimisht e ka pyetur se “A është ai Valon Syla?” dhe për këtë ai ishte përgjigjur “Jo”.

Gazetari Syla më pas ka treguar se i njëjti e ka kapur për dore dhe i ka thënë që të mos dalë kurrë në televizion dhe as të mos flasë kurrë.

“Më është drejtuar ‘A je Valoni ti?’. Isha në bankë për ta kryer një pagesë. Më tha ‘A je ti?’, unë i thashë ‘Jo, nuk jam’. Më kapi për dore edhe më tha ‘A bën ti kurrë mos me dalë në televizion edhe mos me folë kurrë?”.

Ai ka thënë se pas këtij s ulmi nuk ka lëndime trupore.

“Jam mirë. Nuk kam ndonjë lëndim të rëndë trupor. Su lmi nuk ka zgjatur shumë. Jam munduar të mos rrokem dhe të tërhiqem. Personi që më ka su lmuar ka qenë vetë i treti, por ata dy të tjerët kanë qëndruar më anash. Ka qenë agresiv dhe më ka su lmuar. E kam thirrë menjëherë policinë. Kur më janë vërsulur, unë jam larguar në një rrugë më poshtë dhe e kam pritur policinë”.